Ballina Bota

SHBA – FED ruan qëndrueshmërinë e normave të interesit

UASHINGTON, 29 janar /ATSH-DPA/ – Rezerva Federale e SHBA-së mbajti sot në nivel të qëndrueshëm normat e interesit, ashtu siç pritej gjerësisht, duke përmendur tregun e fortë të punës dhe aktivitetin ekonomik me rritje të moderuar.

Në një deklaratë, pas takimeve dyditore, Komiteti Federal i Tregut të Hapur (FOMC), theksoi se do ta linte normën e fondeve federale të pandryshuar mes 1,5% dhe 1,75%.

“Komiteti gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të mbështetur zgjerimin e vazhdueshëm të veprimtarisë ekonomike, kushtet e forta të tregut të punës dhe kthimin e inflacionit në objektivin 2% të Komitetit”, deklaroi FOMC. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – “Ocean Viking” zbarkon migrantët në Taranto
Artikulli tjetërBRITANI E MADHE – Flamuri i BE-së do të vazhdojë të valvitet në Skoci