LONDËR, 29 janar /ATSH-AFP/- BBC njoftoi sot shkurtimin e 450 vendeve në redaksinë e saj, në kuadër të një plani modernizimi që synon përshtatjen ndaj përdorimeve të reja publike, para negociatave politikisht të vështira për financimin e transmetimeve publike britanike.
“Ne duhet të rimodelojmë BBC Neës për dekadën e ardhshme, në mënyrë që të ekonomizojmë shuma thelbësore”, deklaroi drejtoresha e Informacionit, Fran Unsëorth.
Grupi audioviziv publik dëshiron të heqë dublikimin midis mediave të ndryshme të tij dhe të investojë më shumë te transmetimi dixhital, me një version të ri të aplikacionit të tij BBC Neës./ /ervo/






















