Ballina Bota

IZRAEL – Netanyahu tërheq kërkesën për imunitet

TEL AVIV, 28 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se ka tërhequr kërkesën për mbrojtje me anë të imunitetit parlamentar, lidhur me ndjekjen penale për tri raste të dyshuara korrupsioni.

Netanyahu njoftoi në Facebook se ka informuar kryetarin e parlamentit, Yuli Edelstein, për vendimin e tij, disa orë para se parlamenti i Izraelit të diskutonte kërkesën e tij për imunitet.

Kryeministri i Izraelit, i cili aktualisht ndodhet në Uashington duke qenë se presidenti amerikan Donald Trump pritet të zbulojë planin e tij për paqen në Lindjen e Mesme, deklaroi se ka vendosur të mos lejojë vazhdimin e kësaj loje./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërbimet online/ Ndryshimi në ligjin e procedurave tatimore, lehtësim për tatimpaguesit
Artikulli tjetërRruga Tiranë-Kuçovë në një kohë më të shkurtër/ Nisin punimet në rrethrrotullimin e Kozarës