Ballina Bota

ZVICËR – OBSH vizitë në Pekin për koronavirusin

GJENEVË, 27 janar /ATSH-DPA/ – Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus mbërriti në Pekin për bisedime mbi shpërthimin e koronavirusit, konfirmoi zyra e OBSH-së në kryeqytetin kinez.

Tedros pritet të takojë përfaqësues të agjencive qeveritare dhe ekspertë të tjerë, të cilët janë të përfshirë në përpjekjet e menaxhimit të krizave.

Agjencia e shëndetit e OKB-së nuk dha informacione nëse Tedros po planifikon të vizitojë qendrën e shpërthimit në qytetin Wuhan.

Vitin e kaluar, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së vizitoi disa herë zonat e infektuara nga ebola në Kongo./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Jemi me ju krah për krah”/ Ambasadorja e SHBA-së: Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë, mbështetje për anëtarësimin në BE
Artikulli tjetërMbyllje të reformës zgjedhore brenda 15 marsit/ Këshilli Politik miraton metodologjinë dhe prioritetet