Ballina Bota

BRUKSEL – KE firmos marrëveshjen Brexit

BRUKSEL, 24 janar /ATSH-AFP/ – Presidentët e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian firmosën sot marrëveshjen e Brexit, e miratuar nga Britania e Madhe, duke mundësuar kështu ratifikimin e saj nga Parlamenti Europian.

“Së bashku me Charles Michel, ne firmosëm marrëveshjen për largimin e Britanisë së Madhe , duke i hapur rrugën ratifikimit të saj nga Parlamenti Europian”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Me miratimin zyrtar të Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, projektligji tani do t’i dorëzohet Parlamentit Europian më 29 janar për ratifikim.

Të enjten tjetër, diplomatët nga vendet anëtare të BE-së do të aprovojnë marrëveshjen me shkrim, duke siguruar largimin e rregullt të Britanisë në mesnatën e 31 janarit./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTjetër projekt zhvillimor në Fier, nis rikonstruksioni i rrugëve “Mujo Ulqinaku” dhe “Jakov Mile”
Artikulli tjetërPrishtinë-Beograd marrëveshje edhe për linjë hekurudhore