Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Del në treg iPhone ekonomik

NJU JORK, 23 janar /ATSH-ANSA/ – iPhone i lirë i Apple, i cili është përfolur për muaj të tërë, do të hyjë në prodhim në shkurt dhe kompania do ta zbulojë atë për publikun në muajin mars, shkruan agjencia Bloomberg, që citon persona pranë Apple.

”Për të bashkuar pjesët do të përfshihen kompanitë tajvaneze Pegatron, Wistron dhe Foxconn”, shton Bloomberg.

Pajisja do të jetë iPhone i parë me kosto të ulët pas iPhone SE të vitit 2016.

Ai do të jetë i ngjashëm me iPhone 8 të 2017, me një ekran 4,7 inç.

Nuk do të ketë njohjen e fytyrës si telefoni aktual, por lexuesi i gjurmëve të gishtave Touch ID në butonin “home”.

Procesori, megjithatë do të jetë më i fuqishmi i Apple, i quajtur A13 Bionic dhe i pranishëm në iPhone 11./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria ka shumë për t’iu ofruar investitorëve dhe turistëve izraelitë
Artikulli tjetërKrahas përfitimit të shërbimeve online, biznesi po ndërgjegjësohet edhe në përdorimin e pagesave online