SHBA – Ora e apokalipsit avancon me 20 sekonda

UASHINGTON, 23 janar /ATSH-AFP/ – Ora e apokalipsit, e imagjinuar në vitin 1947 për të simbolizuar afrimin e një kataklizmi planetar, u paraqit në mesnatë minus 100 sekonda, nga në grup shkencëtarësh që e menaxhojnë atë, duke nxjerrë në pah rreziqet e paraqitura nga ndryshimi i klimës dhe përhapja bërthamore.

“Ne po shprehim tashmë në sekonda kohën mes botës dhe katastrofës, jo më në orë apo minuta”, deklaroi Rachel Bronson, president dhe drejtor i përgjithshëm i “Bulletin of Atomic Scientists”, në një konferencë për shtyp në Uashington, ashtu si çdo vit në janar.

Vitin e kaluar, ora tregoi mesnatën -2. Prandaj akrepi ka avancuar me 20 sekonda.

Një grup ekspertësh, 13 prej të cilëve fitues të çmimit Nobel, fiksojnë çdo vit orën e re.//ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.