Ballina Bota

GJERMANI – Ndalohet grupi neonazist “Combat 18”

BERLIN, 23 janar /ATSH-AFP/ – Qeveria gjermane njoftoi sot ndalimin e degës kombëtare të grupit neonazist “Combat 18”, i krijuar në Britaninë e Madhe dhe i akuzuar kohët e fundit për vrasjen e një deputeti pro migrantëve.

“Ekstremizmi i së djathtës dhe antisemitizmi nuk kanë vend në shoqëri”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, për të justifikuar ndalimin.

Në të njëjtën kohë, ai raportoi për kontrollet policore të anëtarëve të lëvizjes, në gjashtë rajone të vendit.

Ky grup ndodhej prej kohësh në ”radarin” e autoriteteve.

Aktualisht, ai përbëhet nga jo më shumë se 20 anëtarë, por konsiderohet si një grup i gatshëm për veprime të dhunshme./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë/ Furnizim 24 orë me ujë për një nga zonat më të rëndësishme turistike, Uji i Ftohtë-Shkolla e Marinës
Artikulli tjetërShqipëria vlerësohet në panairin e Madridit/ Klosi: Synojmë të hyjmë në tregjet botërore të turizmit