UASHINGTON, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Aplikacioni WhatsApp është shkarkuar mbi pesë miliardë herë në pajisjet që përmbajnë sistemin Android, në të cilën bisedat ”chat” janë të disponueshme që prej gushtit 2010.
Të dhënat po lexohet në mjedisin e shkarkimeve të Play Store.
WhatsApp është aplikacioni i dytë joGoogle që arrin pesë miliardë shkarkime.
I pari ishte, tetorin e kaluar, aplikacioni Facebook, i cili po ashtu ka në pronësi aplikacionin WhatsApp.
Përveç aplikacioneve Facebook dhe WhatsApp, rezultojnë 10 aplikacione të tjera kanë tejkaluar pesë miliardë shkarkime në platformë Android.
Këto janë aplikacione të kompanisë Google, si Google Chrome, YouTube, Gmail dhe Google Maps, Google Play Google Drive e të tjera./ /os/ a.jor.












