UASHINGTON, 20 janar /ATSH-DPA/ – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rivlerësoi parashikimet e tij të rritjes globale me një ulje të vogël, duke pritur një zgjerim prej 3,3% për vitin 2020, por deklaroi se faktorët e rrezikut janë më pak të prirur drejt rënies.
Protestat politike në shumë vende, tensionet e fundit mes SHBA-së dhe Iranit dhe lufta tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit, së bashku me katastrofat që lidhen me motin, përfshirë zjarret e Australisë, mbeten faktorë negativë që mund të ndikojnë në rritjen e ekonomisë.
“Lehtësimi i politikës monetare në ekonomitë kryesore ndihmoi në nxitjen e rritjes globale në vitin 2019 dhe ka të ngjarë të vazhdojë të ketë efekte dhe në rimëkëmbjen ekonomike”, deklaroi FMN. / / sara/












