TIRANË, 19 janar /ATSH – I. Vata/- Bashkia Pukë ka marrë masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve në të gjitha Njësitë Administrative dhe akseve rrugore Qafë Qerreti- Qelëz dhe Qafë Qerreti-Qerret pas reshjeve të fundit të borës.
Punonjësit e shërbimeve rurale në Bashkinë Pukë, janë shpërndarë sot në të gjitha akset rrugore për shmangien e rreziqeve që vijnë për shkak të ngricave dhe pranisë së dëborës orë e fundit.
“Vazhdon kriposja e akseve rrugore Qafë Qerreti- Qelëz dhe Qafë Qerreti-Qerret, ndërkohë që punonjësit e rrugëve rurale në fshatra po punojnë për shmangien e rrezikut në rrugët e fshatrave të Njësive Administrative”, sqaron Bashkia Pukë. /a.g/












