Ligji anti-duhan, 11 masa administrative në zonë ish-bllokut

TIRANË, 19 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar me kontrollin e lokaleve për zbatimin e ligjit anti-duhan.

Sipas njoftimit të ISHSH, “Dega rajonale ISHSH-së Tiranë kreu në orët e vona të fund javës inspektime për zbatimin e ligjit “antiduhan” në zonën e ish-Bllokut dhe në zona të tjera të qytetit”.

“Pas kontrollove raportohet se janë vendosur  11 masa administrative ndaj subjekteve të gjetura me shkelje nga të cilat: 2 masa nga 600 000 lekë ndaj subjekteve përsëritës të shkeljes. 9 masa nga 300 000 lekë për subjekte që shkelin ligjin për herë të parë”,- bëhet me dije nga ISHSH në njoftim.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.