Ballina Flash

Vetingu/ Konfirmohet në detyrë Sandër Simoni, kreu i GJKKO

TIRANË, 17 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër të procesit të Vetingut.

Gjykatësi Sandër Simoni, ditën e sotme është njohur me vendimin e KPK, lidhur me procesin e Vetingut. Sipas treshes së gjyqtarëve, Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici, Simoni e justifikon pasurinë dhe ka rezultuar pozitiv në dy shtyllat e tjera të kontrollit, aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës.

Për kryegjyqtarin Simoni procesi i Vetingut ka nisur që muajin maji të vitit 2018, që do të thotë se verifikimet kanë zgjatur 19 muaj. Simoni më parë ka drejtuar Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Gjyqtari u emërua në krye të Krimeve të Rënda nga KLD-ja që në maji të 2004. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBrenda vitit ngrihet qendra e menaxhimit të trafikut, Balluku: Akset rrugore me të gjithë elementët europianë të sigurisë
Artikulli tjetërInvestime në poliklinikën nr. 1, Manastirliu: Caktimi i koronarografisë online tek mjeku specialist