Ballina Bota

BM – Mercedes hedh në treg makinën e re për Formula 1

LONDËR, 17 janar /ATSH-DPA/ – Kampioni botëror Mercedes deklaroi sot se më 14 shkurt do të hedhi në treg makinën e tyre të re në kampionatin Formula 1 2020, për Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas.

Mercedes deklaroi se vetura W11 do të kryejë kontrollet e para atë ditë.

Mercedes ka fituar gjashtë titujt e fundit të konstruktorëve dhe vitin e kaluar Hamilton mori një titull të gjashtë botëror përpara Bottas. Ai tani do të synojë të kapë rekordin e shtatë titujve të Michael Schumacher.

Rivali Ferrari është skuadra e parë që zbuloi makinën e tij të re, më 11 shkurt. / / sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Kush është kundër Shengenit rajonal, nuk kupton procesin e integrimit europian
Artikulli tjetërAKU bllokon mbi 4 tonë produkte ushqimore që vinin nga Serbia, të papërshtatshme për konsum