SHBA – Pentagoni dëbon 21 kadetë sauditë

FLORIDA, 14 janar /ATSH-AA/- SHBA ka anuluar skemat e trajnimit për 21 kadetë ajror të Arabisë Saudite dhe i ka kthyer ata prapa në vendin e tyre, pas një hetimi të të shtënave vdekjeprurëse në një bazë detare amerikane muajin e kaluar.

Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, u tha gazetarëve se pilotët praktikantë ishin dërguar në shtëpi pas konkludimit të një hetimi për shtetasin saudit Mohamed Alshamrani, një student i aviacionit ushtarak që u përfshi në vrasjen që ndodhi në dhjetor në Pensacola të Floridas.

“Përderisa nuk pati asnjë provë për ndihmë apo njohuri paraprake për sulmin nga anëtarët e tjerë të ushtrisë saudite apo ndonjë shtetasi tjetër të huaj, të cilët po stërviten në SHBA, ne morëm këtë vendim’’, tha Barr.

Nga 21 pilotët praktikantë, 17 prej tyre kishin “përmbajtje xhihadiste apo anti-amerikane” në mediat sociale, ndërsa 15 prej tyre “kishin pasur një lloj kontakti me pornografinë e fëmijëve”, kryesisht “raste të postuara në bashkëbisedim në grup nga dikush tjetër ose të pranuara në mediat sociale”, theksoi Barr.

“Arabia Saudite vendosi se ky material demonstroi sjellje të pahijshme të një oficeri në Forcën Ajrore Mbretërore Saudite dhe Marinës Mbretërore ndërsa 21 kadetët janë çregjistruar nga kurrikula e trajnimit të tyre në ushtrinë amerikane dhe do të kthehen në Arabinë Saudite”, tha Barr.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.