TIRANË, 12 janar /ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) i bën apel drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes me qarkullimin në zonat ku ka pasur reshje bore.
ARRSH, bën të ditur se, gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Qarkun e Korçës. Trashësia e dëborës në Voskopojë, Dardhë, Qafa e Qarrit ka arritur deri në 5-10 cm. Kontraktorët kanë qenë në gadishmëri dhe se është bërë pastrimi i rrugës dhe hedhja e kripës.
Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë, në akset e tjera të vendit nuk ka pasur reshje.
Drejtuesit e mjeteve, që zgjedhin të kalojnë në këto akse të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
e.xh/












