Ballina Bota

MUZIKË – Bieber preket nga Lyme

MONTREAL, 9 janar /ATSH-AFP/- Këngëtari kanadez, Justin Bieber, njoftoi nëpërmjet një publikimi në Instagram se ishte prekur nga sëmundja e Lyme-it.

“Kohët e fundit më diagnostikuan me sëmundjen e Lyme-it dhe, për më tepër, kam edhe një rast serioz mononukleoze kronike, që më ka prekur lëkurën, funksionet neurologjike, energjinë dhe shëndetin në përgjithësi”, shkruan 25-vjeçari, si përgjigje ndaj kritikave mbi fizikun e tij.

Hollësitë mbi shëndetin e tij do të jepen nëpërmjet një sërë dokumentarësh, që Justin Bieber planifikon t’i postojë së shpejti në Youtube.

Sëmundja e Lyme-it transmetohet nga insekte parazitare të infektuara me bakterin Borreliosis.

Edhe pse shfaqja e saj mund të kufizohet vetëm në skuqjen e vendit rreth pickimit, në disa raste, kjo sëmundje shkakton probleme e dhembje, veçanërisht neurologjike, muskulore dhe në kyçe. / /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTemperaturat e ulëta në vend, ARRSH: Vijon shpërndarja e kripës, akset rrugore të lira
Artikulli tjetërNdërtimi i 500 banesave për familjet e prekura nga tërmeti/ Ruçi: Vlerësojmë gatishmërinë e Turqisë