Ballina Flash

“Juventus” pakt për Orsolinin me “Bolonjën”

TIRANË, 9 janar/ATSH-A. Fortuzi/- “Juventus” është e fokusuar tek e ardhmja. Bardhezinjtë pasi zyrtarizuan blerjen e Kulujevskit nga “Atalanta” kanë arritur një pakt me “Bolonjën” për Orsolonin.

Sipas “Tuttosport”, forma e mirë e lojtarit, 6 gola dhe 5 asist në këtë fazë të parë kanë bërë që Zonja e Vjetër ta vlerësoj seriozisht ri-kthimin e Orsolinit te bardhezinjtë.

Futbollisti i krijuar tek akademia e Juventusit ka bërë sërisht për vete bardhezinjtë të cilët janë të gatshëm për të investuar tek 22-vjeçari.

“Juventusi” mund ta marrë lojtarin në qershor për shumën e 22.5 milionë eurove, por nëse nuk arrin te sulmuesi në verë, kartoni i tij do t’i kushtonte  bardhezinjve 30 milionë euro.

Ky sipas “Tuttosport” është pakti mes skuadrës së “Bolonjës” dhe “Juventusit”. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapja e negociatave/Plenkoviç: Franca mund të ndryshojë qëndrim
Artikulli tjetërLigji i medias në Shqipëri ka 100% mbështetjen e OSBE-së