UASHINGTON, 8 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump bisedoi sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
“Dy liderët diskutuan mbi situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Presidenti theksoi vlerën e NATO-s në rritjen e rolit të saj në parandalimin e konfliktit dhe ruajtjen e paqes në Lindjen e Mesme”, theksoi Shtëpia e Bardhë.
Trump deklaroi sot se do t’i kërkonte NATO-s të përfshihej më shumë në procesin në Lindjen e Mesme. / / sara/












