SHBA – Mitsotakis: Do të blejmë F-35

UASHINGTON, 8 janar /ATSH-ANA/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pati një takim të shkëlqyeshëm me presidentin e SHBA, Donald Trump, deklaruan burimet qeveritare greke.

”Të dy udhëheqësit diskutuan gamën e plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe patën mundësinë për të rikonfirmuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve bilaterale dhe diskutuan mënyrën për t’i përmirësuar ato më tej”, theksuan burimet qeveritare.

“Jam shumë i kënaqur nga takimi i sotëm me presidentin Trump”, u tha kryeministri gazetarëve pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Qeveria shtoi se gjatë takimit u theksua se bashkëpunimi strategjik me SHBA do të vazhdojë dhe do të shtrihet në të gjitha fushat që konsiderohen përparësi kryesore, siç janë investimet dhe mbrojtja, pasi që të dy vendet ndajnë një vizion të përbashkët për rajonin.

Kryeministri në një bisedë me gazetarët theksoi se ”po zhvillohen negociata për pjesëmarrjen e Greqisë në programin F-35 që synojnë marrjen e një skuadroni të avionëve të teknologjisë së re./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.