Ballina Bota

AUTOMJETE – Tesla vlen në bursë sa GM dhe Ford së bashku

UASHINGTON, 7 janar /ATSH-ANSA/ – Kompania e automjeteve elektrike Tesla rritet në bursën e Wall Street-it dhe kapitalizimi i saj i tregut tejkaloi 80 miliardë dollarë për herë të parë, pothuajse aq sa kompanitë General Motors dhe Ford, të marra së bashku.

Gjiganti i automjeteve elektrike të Elon Musk vlen 59% më shumë se GM, i cili në fund të negociatave ka një vlerë të tregut prej 51,2 miliardë dollarësh dhe Ford me vlerë 36,3 miliardë.

”Sprinti i Tesla-s në Wall Street është i lidhur pjesërisht me përmirësimin e kompanisë”, thonë analistët./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq, Balluku: Mbi 500 automjete të angazhuara për mirëmbajtjen e rrugëve
Artikulli tjetërLejet e ndërtimit/ Aplikimi për vlerësimin e ndikimit në mjedis kalon online, procedurat dhe tarifat