Ballina Flash

Kryeparlamentari Konjufca uron qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e rastin e festës së Vitit të Ri.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës u uroj Vitin e Ri! Viti 2020 sjelltë shëndet e mbarësi për secilin.  Qoftë ky vit i mirëqenies për familjet tona”, është shprehur Konjufca.

“Të shpresojmë e të punojmë të gjithë së bashku që Republika e Kosovës të përparojë shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të drejtësisë. Gëzuar!”, thuhet më tej në urimin e kryeparlamentarit Konjufca./Kosovapress/

/gj.mima/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj në urimin e fundvitit: Dorëheqja dhe zgjedhjet test për Kosovën
Artikulli tjetërSolidariteti i emigrantëve me të prekurit nga tërmeti/ Balla: 2020-ta viti i rindërtimit dhe i ringritjes