Ballina Bota

GJERMANI – Viti 2019 më i sigurti për aviacionin

BERLIN, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ – Numri i vdekjeve totale si pasojë e aksidenteve të aviacionit në vitin 2019 ishte 293 viktima, sipas të dhënave paraprake, duke e bërë atë vitin e tretë më të sigurt.

Qendra e Vlerësimit të të Dhënave të Përplasjeve të Avionëve (JACDEC) me qendër në Gjermani raportoi se më shumë se gjysma e vdekjeve ndodhi më 10 mars në përplasjen e një avioni të linjës ajrore të Etiopisë, tip “Boeing 737 MAX 8” ku vdiqën 157 persona.

Kjo ishte përplasja e dytë vdekjeprurëse e një avioni “737 MAX” në më pak se gjashtë muaj, gjë që çoi në ndalimin e operacioneve mbarëbotërore të tij.

JACDEC deklaroi se katastrofa që ndodhi në muajin mars ishte diçka e rrallë dhe theksoi se në vitin 2019 vdiqën 48% persona më pak krahasuar me një vit më parë, kur humbën jetën 559 persona.

Sipas JACDE, vetëm vitet 2013 dhe 2017 ishin më të sigurtit për aviacionin që nga Lufta e Dytë Botërore./ / sara/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidenti Meta vlerëson me Dekoratën e “Flamurit Kombëtar”, Vasil Laçin
Artikulli tjetërMiratohet projekti për restaurimin e banesës “Adem Demaj” në Tropojë