TIRANË, 31 dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/- Zyra e aplikimit për pasaporta biometrike në Cërrik në Elbasan ka punuar mbrëmë deri pas mesnate.
Ministria e Brendshme njofton se shkak është bërë radha e gjatë e qytetarëve që prisnin për të aplikuar.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj ishte për inspektim mbrëmë në zyrën e aplikimit në Cërrik.
“Cërrik – Radhët për aplikim për dokumente biometrike kanë vijuar deri pas mesit të natës, e punonjësit ishin në detyrë deri në aplikimin e fundit”-, njofton Ministria e Brendshme.























