Ballina Flash

“Juventus” e “PSG” shumë pranë shkëmbimit Can-Paredes

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/- Tratativa për shkëmbimin e Leandro Paredes dhe Emre Can është gjithnjë e më konkrete. Drejtuesit e “Juventusit” dhe “Paris Saint German” janë gjithnjë në kontakte për të gjetur gjuhën e përbashkët që tratativa të konkludohet pozitivisht.

“Sportmediaset” i ka kushtuar një artikull të premten kësaj tratative. Në shkrimin e publikuar në faqen online të “Sportmediaset”,  theksohet se skuadrat pavarësisht ditëve festive të Krishtlindjeve, kanë punuar pa pushim për të mbyllur këtë tratativë të studiuar prej javësh tashmë, mes dy futbollistëve të “zhgënjyer” nga skuadrat respektive në fazën e parë.  “Sportmediaset”, thekson se një shkëmbim i tillë do të gëzonte të gjitha palët, duke i rikthyer buzëqeshjen edhe futbollistëve.

Të dy mesfushorët, si Emre Can, ashtu edhe Paredes janë 25 vjeç dhe vlera monetare në tregun e futbollistëve është thuajse e njëjtë, gati 40 milionë euro. Më konkretisht Paredes është blerë nga “PSG” për shifrën e 47 milionë euro-ve, por vlera e tij ka rënë për shkak të performancës jot ë mirë. Emre Can kushton 40 milionë euro.

“Juventus” kërkon që përmes ardhjes së Paredes të shtojë koloninë e argjentinasve, e cilat momentalisht përbëhet nga Dybala e Higuain.  Paredes ka koleksionuar 14 ndeshje dhe 748 minuta në total. Njeh kampionatin Italian, ku ka luajtur me “Romën” dhe “Empolin”, teksa ka luajtur dhe në Angli, në Premier Ligë me “Liverpool”.

Sipas të përditshmes sportive italiane, Paredes te “Juventus” do ishte zëvendësuesi ideal i Miralem Pjaniç, duke liruar nga kjo detyruar Rodrigo Bentaur, që Sarri gjithnjë e më shumë e shikon si një gjysëm anësori, duke i dhënë kompetenca si ofensive, ashtu dhe defensive. Emre Çan nga krahu tjetër do të ishte një përforcim muskulor i mesfushës së “PSG”, një nga arsyet që edhe tekniku i francezëve, Tuchel e kërkon me ngulm, pasi gjermani me origjinë turke do të përforconte më shumë mesfushën, duke i dhënë më shumë liri veprimi sulmuesve Neymar, Mbappe dhe Icardi. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAntikorrupsioni/ Brenda qershorit 2020, Ministria e Drejtësisë me plan integriteti
Artikulli tjetërAkademiku Shaban Sinani zgjidhet Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave