BERLIN, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Mesfushori i kombëtares zvicerane Granit Xhaka ka rënë dakord për një transferim nga Arsenali në klubin e Herthas së Berlinit, sipas një raporti të gazetës zvicerane ”Blick”.
“Ne jemi dakord me Hertha BSC dhe dëshirojmë të shkojmë në Berlin”, deklaroi menaxheri i Xhakës, Jose Noguera.
Noguera tha se menaxherët e Arsenalit kishte qenë të informuar për dëshirën e Xhakës për t’u rikthyer në Gjermani, ku ai kishte luajtur për Borussia Moenchengladbach që nga viti 2012 para se të nënshkruante në Premier League në vitin 2016.
Sipas raportit të ”Blick”-ut, skuadra e Herthas ofroi rreth 25 milion euro (27.8 milion dollarë) për mesfushorin.
Hertha, me ish-sulmuesin e Gjermanisë, Juergen Klinsmann tashmë trajner, dëshiron të forcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit. /os/ a.jor.






















