Ballina Bota

FUTBOLL – Ibrahimovic rikthehet te AC Milan

ROMË, 27 dhjetor /ATSH-AFP/ – Zlatan Ibrahimovic është rikthyer përsëri tek skuadra e Milanit , një klub prej të cilit u largua në vitin 2012 për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain.

“Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me AC Milan, me mundësinë e zgjatjes edhe për një vit”, njoftoi sot klubi italian AC Milan, ku sulmuesi suedez ka luajtur tashmë dy sezone mes 2010 dhe 2012.

“Klubi ka nënshkruar një marrëveshje (…) me lojtarin Zlatan Ibrahimovic”, theksoi AC Milan në një njoftim për shtyp.

“Sulmuesi suedez ka rënë dakord me klubin (…) për të luajtur deri në fund të sezonit aktual me mundësinë e zgjatjes së kontratës së tij”, shtoi klubi.

Pas zyrtarizimit te Milani, Ibrahimovic ka postuar një mesazh në faqen e tij zyrtare në Twitter. “I njëjti Zlatan. Djalli i ndryshëm. AC Milan po vij”./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Bursat europiane në rritje të lehtë
Artikulli tjetërGJERMANI – Volkswagen përshpejton prodhimin e makinave elektrike