BEJRUT, 26 dhjetor /ATSH-AFP/ – Guvernatori i Bankës Qnedore libaneze njoftoi sot se do të hetonte mbi transfertat e mundshme të parave jashtë vendit, që do të përbënin shkelje të rregullave bankare.
Kjo deklaratë u bë në sfondin e një lëvizjeje protestash kundër klasës politike, akuzuar për paaftësi dhe korrupsion dhe për një krizë të rëndë ekonomike.
“Ne do të bëjmë gjithçka na lejon ligji për të hetuar të gjitha transfertat jashtë vendit të kryera në vitin 2019”, theksoi Riad Salame, në përfundim të një takimi në Parlament.
“Njerëzit kanë folur për politikanë, funksionarë të lartë dhe pronarë bankash të përfshirë në rrjedhjet e kapitaleve”, konfirmoi Salame duke shtuar se një hetim mbetet i nevojshëm për të identifikuar përgjegjësit./ /ec/






















