KABUL, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Njëzet e shtatë aktivistë të paqes u lanë të lirë, dy ditë pasi u rrëmbyen nga kryengritësit talebanë në provincën perëndimore afgane të Farahut.
Drejtuesi i Lëvizjes së Paqes Popullore, Iqbal Khaibar tha se të gjithë anëtarët e rrëmbyer janë liruar me siguri dhe po kthehen në qytetin Farah.
Militantët rrëmbyen aktivistët nga rruga kryesore në rrethin Bala Buluk të martën ndërsa po udhëtonin në një marshim paqësor nga krahina Hera./ /os/ a.jor.























