Ballina Ekonomi

Skema e subvencioneve/ Rritje në rreth 2500 përfitues deri në vitin 2022

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, shtimi i numrit të përfituesëve nga skema e masave mbështetëse në bujqësi rritet në rreth 2500 përfitues në vitin 2022, kundrejt 1800 përfitues që shënojnë në vitin 2019.

Vitet e fundit qeveria ka rritur si asnjë herë më parë fondet në mbështetjen financiare për fermerët.

Janë dy skema buxhetore që po përdoren për të subvencionuar fermerët në industrinë agropërpunuese në vend. Njëra është financuar nga Bashkimi Europian dhe tjetra nga qeveria të përqëndruara jo vetëm në inkurajimin e fermerit për të rritur prodhimin më kosto të ulët, por në përdorimin me efikasitet dhe efiçencë të këtyre fondeve.

Ashtu këtë vit edhe në 2020, skema e IPARD-it e financuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare është përqendruar tek fermat dhe agroindustria, kurse skema buxhetore shkon si mbështetje direkt për fermerin.

Për të mos pasur mbivendosje të skemave, aplikimet janë bërë në kohë të ndryshme, ndërsa fermerët asistohen nga specialistë për të qënë fitues të këtyre financimeve. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor/ Zhvlerësohet euro, fiton pikë dollari në këmbim me lekun
Artikulli tjetër“Unifikim i tregut dhe ofertës”/ Xhafaj: Lehtësirat dhe përfitimet nga Shengeni Ballkanik