GJERMANI – Politikanët në luftë kundër antisemitizmit

MYNIH, 23 dhjetor /ATSH-DPA/- Politikanët gjermanë iu bashkuan përfaqësuesve  të komunitetit hebre në thirrjen për një fushatë vendimtare kundër antisemitizmit, gjatë një evenimenti për nder të të mbijetuarve të Holokaustit, në Mynih.

“Nuk ka vend këtu për predikuesit antisemitë të urrejtjes”, tha kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter.

“Sidomos këtu në Mynih, antisemitizmi i lirë nuk duhet të ekzistojë më kurrë, as edhe në formën më të vogël”,  vazhdoi ai para rreth 300 të mbijetuarve e të afërmve të tyre, duke kujtuar faktin se dikur Mynihu ishte qendër e ideologjisë naziste./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.