Ballina Bota

SOFT NEWS – (Nuk) e dinit që po pakësohen duhanpirësit?

GJENEVË, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – Është një ngjarje e paprecedent dhe një kthesë në luftën kundër duhanpirjes, pasi numri i meshkujve duhanpirës në botë është pakësuar, një prirje kjo prej shumë vitesh e vëzhguar te gratë, njoftoi OBSH-ja, në një raport të bërë publik.

”Ky lajm nuk është pa pasoja, sepse meshkujt përfaqësojnë shumicën (82%) të 1,3 miliardë konsumatorëve të duhanit në botë”, theksoi OBSH, që shqyrton sjelljen e duhanpirësve dhe përdoruesve të tjerë të duhanit prej gati njëzet vitesh.

“Për herë të parë, po vëmë re një rënie, për shkak të qëndrimit më të fortë të qeverive ndaj industrisë së duhanit”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i OBSH-së, duke përshëndetur këtë kthese në luftën kundër duhanpirjes.

Në pothuajse 20 vjet, numri i përgjithshëm i përdoruesve të duhanit në të gjithë botën është ulur me rreth 60 milionë, duke arritur në 1 337 miliardë në vitin 2018, sipas raportit botëror të OBSH-së për duhanpirjen./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës
Artikulli tjetërShkolla “18 tetori” në Kuçovë dhe dy qendra shëndetësore drejt përfundimit