Ballina Bota

SOFT NEWS – Johnson u shërben drekën e Krishtlindjeve trupave britanike

TALIN, 21 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson vizitoi sot bazën ushtarake pranë Tapës, në afërsi të kryeqytetit estonez, Talin duke u shërbyer trupave britanike të përfshira në një mision të NATO-s, i veshur me një përparëse të kuqe, drekën e Krishtlindjeve, me gjel deti dhe puding Jorkshajëri, njoftoi BBC.

Të paktën 850 trupat britanike atje përfaqësojnë dislokimin më të madh operativ britanik në Europë.

Mes të tjerash, Johnson nënvizoi impenjimin britanik përballë NATO-s dhe ruajtjen e kufirit lindor të Estonisë me Rusinë.

“Pas pak ditësh, të gjithë në atdhe do të festojnë Krishtlindjet me familjet, ndërkohë që ju jeni këtu, shumë larg dhe në një vend të ftohtë. Por, ajo që po bëni është pabesueshmërisht e rëndësishme sepse është arsyeja për të cilën të gjithë në vendin tonë mund t’i kalojnë Krishtlindjet në paqe dhe siguri”, deklaroi Johnson.

Downing Street tha se Johnson ishte takuar edhe me homologun e tij estonez, Juri Ratas./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Futbollistët Bala dhe Roshi surprizojnë vogëlushin 10-vjeçar që mbeti i dëmtuar nga tërmeti
Artikulli tjetërMoti i keq/ DPD në gatishmëri të plotë për hyrje-daljet e anijeve dhe trageteve