Ballina Bota

TURQI – Autoritetet dëbojnë 110 terroristë të huaj

STAMBOLL, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Turqia ka deportuar 110 luftëtarë të huaj terroristë në vendet e tyre që nga muaji i kaluar, konfirmoi një zyrtar i Ministrisë së Brendshme turke.

Nga 46 europianët e dëbuar, 21 ishin shtetas gjermanë.

Zyrtari konfirmoi një numërim gjithëpërfshirës nga agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA), që tha se janë kthyer 13 shtetas francezë dhe pesë britanikë, si dhe nga dy shtetas nga Belgjika, Holanda, Kosova dhe Maroku.

Gjithashtu u riatdhesua një qytetar nga secili nga vendet, SHBA, Greqi, Danimarkë, Irlandë dhe Australi.

Deri më tani, Turqia ka përfshirë në dëbim edhe fëmijë.

Dëbimet kanë nisur më 11 nëntor, por ministria nuk ka ka specifikuar nëse të gjithë të dyshuarit ishin të lidhur me grupin ekstremist të Shtetit Islamik dhe as nuk ka dhënë detaje për akuzat kundër tyre./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Senati miraton një buxhet prej 1,4 trilionë dollarësh
Artikulli tjetërSHBA – Një kineze arrestohet pranë rezidencës së Trump