Ibrahimoviç te “Milan”, një dhuratë për Krishtlindje

TIRANË,  20 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/-  Zlatan Ibrahimoviç mund të transferohet te “Milani” në Seria A dhe kjo do të ishte një dhuratë e mrekullueshme për tifozët kuqezi në kuadër dhe të Krishtlindjeve.

Një shkrim i publikuar të premten nga media italiane online “Sportmediaset”, bënë të ditur se gjigandi suedez është në dilemë mes transferimit te “Milani” apo mbylljes së karrierës.

“Drejtori i “Milanit”, Paolo Maldini ishte i qartë në deklaratën e tij: “Zlatan po kërkon pak kohë për t’u menduar për të ardhmen e tij dhe nëse do të nënshkruaj ose jo me “Milanin””-, është shprehur Maldini”-,bënë të ditur “Sportmediaset”.

Sipas prestigjozes italiane, Ibrahimoviç po vlerëson deri në detajet e fundit se sa i rëndësishëm do të jetë ai për projektin e kuqezinjëve, që duan të rikthehen në pjesën e sipërme të tabelës, duke tentuar rikthimin dhe në kupat e Europës, veçanërisht Ligën e Kampionëve.

“Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, dy prej drejtuesve kryesorë të kuqezinjëve kanë pranuar hapur tratativën me lojtarin. Një shenjë se futbollisti i “Los Angelos Galaxy” është duke vlerësuar seriozisht ofertën për t’u kthyer në Europë, në Itali te “Milani”.

“Ibrahimoviç mbyll kontratën me “LA Galaxy” në janar dhe mund të nënshkruaj për cilëndo skuadër ose të tërhiqet nga futbolli dhe duke i’u referuar fjalëve të menaxherit të tij, Mino Raiolës, Zlatan është duke bërë vlerësime teknike më shumë se sa ekonomike”-, shkruan Sportmediset në artikullin e publikuar të premten, e cila nënvizon se nëse tratativa do të mbyllet pozitivisht, atëherë për tifozët kuqezinjë, Zlatan do të jetë një dhuratë e këndshme dhe shpresëdhënëse për Krishtlindje. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.