TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ -Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e misionit të USAID-it në Shqipëri, Mikaela Meredith dhe drejtorin e projektit të USAID/PLGP, Kevin McLaughlin.
Salla deklaroi se gjatë takimit është diskutuar lidhur me punën që është kryer për realizimin e projekteve që janë mbështetur nga USAID në bashkinë Cërrik.
Nga ana e saj, drejtoresha e Misionit të USAID-it, Meredith e cilësoi bashkinë Cërrik një partnere të denjë si dhe bashkëpunëtore mjaft të mirë gjatë kësaj periudhe.
Gjatë qëndrimit në Cërrik kryebashkiaku Salla së bashku me Meredith dhe McLaughlin inaguruan sallën e kinemasë së qytetit, mobilimi i të cilës u financua nga USAID. /j.p/






















