Ballina Flash

Pukës i shtohen edhe 150 drurë dekorativë në dhjetor

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Në qytetin verior të Pukës vijon intensivisht puna për mbjelljet e reja me drurë dekorativë.

Bashkia e Pukës bën të ditur se “krahas atmosferës të festave po punojmë për mbjelljen e pemëve. Rreth 150 drurë do i shtohen gjatë muajit dhjetor qytetit të Pukës”.
Sipas bashkisë, mbjelljet e reja po i shtrijmë edhe në njësitë administrative të bashkisë së Pukës.

Puka gjithnjë e më shumë po merr një fizionomi tjetër, duke u bërë më tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agroturizmit.

Aktualisht falë edhe investimeve të qeverisë për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit, mozaiku mjedisor që ofron Puka përbën tashmë edhe një destinacion turistik të veçantë./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQyteti i Shkodrës me konvikte të reja
Artikulli tjetërOperacioni i policisë dhe RENEA-s në Kukës, arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim