Ballina Bota

SHBA – Boeing pezullon prodhimin e 737MAX nga janari

UASHINGTON, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ – Prodhuesi aeronautik Boeing njoftoi sot se do të pezullonte prodhimin e 737MAX, ndaluar të fluturojnë që prej nëntë muajsh pas dy aksidenteve të përgjakshme.

Prodhuesi amerikan theksoi se kishte vlerësuar në mënyrë të vazhdueshme planet e prodhimit në rast të palëvizshmërisë së zgjatur të MAX.

“Pas këtij vlerësimi të vazhdueshëm, ne kemi vendosur t’i japim prioritet livrimit të avionëve të magazinuar dhe të pezullojmë përkohësisht prodhimin e programit 737 duke nisur nga muaji i ardhshëm”, theksoi ai në një komunikatë duke shtuar se nuk parashikonte largim nga puna të punonjësve./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë/ Ujësjellës Kanalizimet investime për shmangien e përmbytjeve
Artikulli tjetërSINGAPOR – Obama: Është koha që gratë të drejtojnë botën