Ballina Bota

SPANJË – Arrestohet një trafikant i njohur i kokainës

SPANJË, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Policia spanjolle njoftoi sot arrestimin e një personi të njohur për shpërndarjen e kokainës që prej portit të Algesiras për organizatat kriminale të Kolumbisë, Marokut dhe Francës.

Sipas një komunikate të Gardës Civile, bëhet fjalë për një spanjoll, 54 vjeç, i përfshirë në trafikun e drogës që prej rinisë së tij dhe i njohur si “Zoti i Portit”.

Ai ishte personi me rrjetin më të mirë të kontakteve për të rikuperuar dërgesat e kokainës pas mbërritjes së tyre në portin e Algesiras, që ndodhet në jug të Gadishullit Iberik, pika më nevralgjike e hyrjes për drogën në vend.

Arrestimi i këtij personi përbën fazën e dytë të një operacioni të nisur gjatë verës së vitit 2018 dhe gjatë të cilit u arrestuan 21 persona, përfshirë dhjetë persona që punonin për port dhe u sekuestruan 480 kilogramë kokainë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNisma e veçantë e bashkisë së Tiranës për vogëlushët e prekur nga tërmeti
Artikulli tjetërHistori të suksesshme shqiptare të rrëfyera në Harvard