Ballina Flash

SPORT – Përdhoset statuja e Ibrahimoviçit në Malmo

STOKHOLM, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Persona të panjohur kanë përdhosur një statujë të futbollistit të njohur suedez Zlatan Ibrahimoviç të ngritur në qytetin e tij të lindjes në Malmo, deklaroi policia vendase.

Departamenti i shërbimeve të kohës së lirë dhe rekreacionit në qytetin Malmo tha që pas një inspektimi nuk kishte ndonjë rrezik që statuja me lartësi tri metra të shembej.

Policia po heton për ngjarjen, por ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Njoftimi i muajit të kaluar nga Ibrahimoviç se dëshironte të blinte aksione në klubin e Hammarby me qendër në Stokholm ngjalli reagime të zemëruara midis tifozëve të Malmo FF, ish-klubi i Ibrahimoviçit.

Sulmuesi 38-vjeçar kohët e fundit përfundoi sezonin e tij të dytë për Los Angeles Galaxy në kampionatin amerikan MLS, por tani ai duket se po kërkon një kontratë me një klub të Serie A në Itali./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTërmeti, si të komunikojmë me fëmijët?
Artikulli tjetërI dënuar me 35 vite burg për vrasje, arrestohet i shumëkërkuari në Gjirokastër