Ballina Bota

BERLIN – Lagarde përcakton planet e rishikimit të BQE-së

BERLIN, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Drejtuesja e re e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, pritet të përshkruajë hollësitë e rishikimit të saj të planifikuar, i pari në 16 vjet,  të objektivave të politikës së bankës dhe instrumentEve monetare, gjatë konferencës së saj të parë për shtyp.

Deri më tani, Lagarde nuk ka dhënë shumë hollësi në lidhje me rishikimin e saj të planifikuar, duke i thënë vetëm se eurozona kishte nevojë për një përzierje të re të politikave europiane.

Analistët parashikojnë që rishikimi të ketë të bëjë me përkufizimin e BQE-së për stabilitetin e çmimeve, siç edhe interpretohet nga objektivi vjetor i inflacionit dhe nga politika e komunikimit e bankës.

Lagarde tashmë ka sinjalizuar planet për të vazhduar politikën monetare ultra të lirshme të ndjekur nga paraardhësi i saj, Mario Draghi, me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike dhe largimin e rrezikut të inflacionit të dobët./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJAPONI – Kawasaki qyteti i parë që do të ndëshkojë gjuhën e urrejtjes
Artikulli tjetërRikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “24 maji” në Vlorë/ Leli: Standarde bashkëkohore për nxënësit