Ballina Bota

SHBA – Mashtrim i supozuar i kriptovalutës, arrestohen tre persona

LOS ANXHELES, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ Tre persona u arrestuan në lidhje me një skemë të supozuar të një sulmi të kriptovalutës, për të cilin autoritetet thonë se mashtroi investitorët duke u humbur qindra-miliona dollarë nga prilli 2014, deri në dhjetor 2019.

Matthew Brent Goettsche, 37 vjeç, nga Lafayette, Kolorado, Jobadiah Sinclair Weeks, 38 vjeç, nga Arvada, Kolorado dhe Joseph Frank Abel, 49 vjeç, nga Camarillo, Kaliforni, u akuzuan për komplot për të ofruar dhe shitur letra me vlerë të paregjistruara. Goettsche dhe Weeks u akuzuan gjithashtu për mashtrim online.

Avokati amerikan Craig Carpenito, përshkroi mashtrimin e pretenduar si një skemë Ponzi moderne, e teknologjisë së lartë që arriti në 722 milionë dollarë. Dy të dyshuar të tjerë mbeten ende të lirë.

Dënimi maksimal për mashtrimin online është 20 vjet burg dhe gjobë deri në 250 000 dollarë. Ndërsa shitja e letrave me vlerë, të paregjistruara dënohet me pesë vjet burg dhe 250 000 dollarë gjobë. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë gërmadhat e tërmetit do të ndërtohet platforma e një faze të re për të gjithë vendin
Artikulli tjetërSHBA – YouTube përditëson politikën e ngacmimit për të ndaluar kërcënimet dhe fyerjet e nënkuptuara