PRISHTINE, 10 dhjetor /ATSH/ -Një ciklon me masa më të ftohta ajrore nga Atlantiku do të kalojë nga Kosova ditëve në vijim. Ky ciklon do të sjellë ndryshim të motit. Mjegulla do të shpërndahet e ditën e sotme dhe herë pas here do të ketë reshje shiu, e në zona malore borë.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiu mund të përzien me fije bore edhe përgjatë zonave kodrinore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8 °C.
Ditëve të ardhshme do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të shpërndajë ndotësit të cilët ditëve të kaluara janë përqendruar pranë sipërfaqes tokësore.
Vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, e vende-vende do të zbresin edhe në të mira./KosovaPress/























