UASHINGTON, 6 dhjetor /ATSH-ANSA/- Zëvendëspresidenti i SHBA-së Joe Biden, merr përkrahjen e parë të nje personaliteti të profilit të lartë për garën e tij në Shtëpinë e Bardhë, atë të ish-sekretarit të Shtetit John Kerry.
“Biden ka karakter dhe përvojë për të mposhtur Trump”, thotë Kerry i cili bashkëpunoi me Biden për katër vjet në administratën e Obamës.
“Nuk e mbështes sepse e njoh prej kohësh, por sepse e njoh shumë mirë”, shtoi ai.
Biden, nga ana tjetër, është ende në pritje të përkrahjes të shumëdëshiruar të Obamës, e cila mund të jetë vendimtare për fitoren në primaret demokratike. /os/























