Ballina Bota

FRANCË – Priten protesta masive kundër reformës së pensioneve

PARIS, 4 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Franca po përgatitet nesër për një të enjte ”të zezë” për shkak të grevave dhe protestave kundër reformës së pensioneve, të kërkuar nga presidenti Emmanuel Macron.

Në këtë grevë pritet që trenat, autobusët, shkollat ​​publike, spitalet, punëtorët e pastrimeve publike dhe miliona punonjës të sektorit publik të përfshihen në të.

Pritet që greva t’i ngjajë asaj të vitit 1995, kur vendi u paralizua për tre javë me 2 milionë punëtorë në rrugë, dhe që pasoi me dorëheqjen e kryeministrit, Alain Juppé dhe shpërbërjen e Parlamentit.

Nga shifrat e para, lëvizja protestuese do të paralizojë transportet e udhëtarëve me 90%.

Frika ka të bëjë edhe me rendin publik, ku në Paris do të vendosen 4 000 agjentë policie.

Sipas policisë, pritet edhe një aktivizim i mundshëm i anarkistëve dhe jelekverdhëve./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Muzeu Historik rikthen buzëqeshjen e fëmijëve të prekur nga tërmeti
Artikulli tjetërHAGË – 228 arrestime në një operacion global kundër pastrimit të parave