Ballina Bota

FOKUS – Samit për 70-vjetorin e NATO-s

LONDËR, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump dhe 28 homologët e tij të NATO-s do të mblidhen në Londër për të festuar 70-vjetorin e aleancës, por samiti i tyre është lënë në hije nga diskutimet rreth qëllimit të NATO-s dhe drejtimit strategjik.

Samiti dyditor do të nisë një proces reflektimi që synon forcimin e bashkëpunimit politik brenda NATO-s, sipas burimeve të qeverisë gjermane.

Kjo në thelb është në përputhje me një propozim të ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas për të adresuar problemet brenda aleancës.

Ngjarjet e fundit në verilindje të Sirisë kanë çuar në kërkimin e funksionit të NATO-s, ndërkohë që presidenti francez Emmanuel Macron ka ndezur një stuhi polemikash me shprehjen e tij për “vdekjen klinike” të NATO-s.

Në tetor, Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat nga verilindja e Sirisë pa u këshilluar me aleatët e NATO-s.

Kjo i hapi rrugën Turqisë, gjithashtu një anëtar i NATO-s, të sulmonte milicinë kurde, aleate e perëndimorëve, që kishin ndihmuar në mposhtjen e Shtetit Islamik në rajon.

Samiti fillon me një takim të mëngjesit mes Trump dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Më vonë gjatë ditës, presidenti Trump do të takohet me presidentin francez Macron./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami i rindërtimit krenari kombëtare/Tri lagje të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin
Artikulli tjetërPas Vitit të Ri, banorët e prekur nga tërmeti nga hotelet në banesa me qera të paguara nga shteti