MJEKËSI – Përpjekje për zero raste me SIDA te të rinjtë

GJENEVË, 2 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Virusi HIV nuk është mposhtur ende. Rreth 36 vjet pas zbulimit të tij, tani kemi terapi më të fuqishme dhe qëllimi i një vaksine po afrohet, por SIDA mbetet një rrezik akoma i lartë sidomos tek të rinjtë.

Në Ditën Botërore të SIDA-s, bilanci është në të vërtetë i qartë: 2018-a tregon një ulje të përgjithshme të rasteve, por jo midis 20-30 vjeçarëve.

Objektivi i shkencëtarëve është të eliminohen rastet e SIDA-s deri në vitin 2030.

Shkaku i transmetimit të sëmundjes mbetet ulja e vëmendjes dhe një nënvlerësimi i rreziqeve.

Shumica e infeksioneve të reja ndodhin për shkak të seksit të pambrojtur (80,2%).

Në vitin 2018, sipas UNICEF, rreth 320 fëmijë vdiqën çdo ditë nga shkaqe të lidhura me SIDA, ku përkon me 13 fëmijë çdo orë./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.