Ballina Bota

KOMENT – Grupi i ”ferrit” i Euro 2020

BUKURESHT, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Media sportive në të gjithë kontinentin harxhoi shumë pak kohë për të rënë dakord që grupi i ”ferrit” në Euro 2020 ka në përbërje ekipet e Gjermanisë, Francës dhe Portugalisë.

“Portugalia është në grupin e vdekjes me Gjermaninë dhe Francën”, tha gazeta portugeze ”Diario de noticias”.

“Shorti nuk ka rezultuar asnjëherë të jetë një mik i Portugalisë”, shton ajo.

Cristiano Ronaldo dhe ekipi i tij që mbron titullin kampion, takohen me fituesit e Kupës së Botës dhe Gjermaninë në Grupin F.

Gazeta gjermane ”Bild” e përshkroi atë si “grupi i tmerrit”, ndërsa ajo franceze ”Le Parisien” thoshte se ”Les Bleus” (”Blutë”) nuk mund të shpresonin asgjë më të keqe.

E përditshmja sportive ”L’Equipe” tha se grupi do të kalohej nga djemtë e Deschamps, por problem mbetej pjesa tjetër e kampionatit.

Kjo për shkak se ndërsa fituesit e grupit do të përballen me një ekip të vendit të tretë nga Grupet A, B ose C, garuesit do të takohen me fituesit e Grupit D – me gjasë Anglia – në ndeshjen e fundit për një të 16-at në Dublin.

Nëse Anglia do të kualifikohej në vendin e dytë, ajo do të ndeshej me Poloninë ose Suedinë duke supozuar se Spanja do të dalë e para në Grupin E.

Ky është një problem për pas fazës së grupit sipas ”Daily Mail”, që thjesht shprehu lehtësim për të shmangur një grup të mundshëm “makthi”.

”Anglia nuk ka asgjë për t’u trembur nga Euro 2020″, sipas gazetës.

E përditshmja spanjolle ”Marca” pranon shortin e vështirë të Gjermanisë.

Italia, ndërkohë, do të zhvillojë ndeshjen e hapjes në Romë kundër Turqisë.

”Shorti nuk ishte aq i keq sa mund të ishte (u shmangën Franca dhe Portugalia), por grupi i axurrëve nuk duhet të nënvlerësohet”, paralajmëroi prestigjiozja sportive italiane ”La Gazzetta dello Sport”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama me banorët e ish-Kënetës në Durrës: Të luftojmë frikën te njerëzit, ekspertë ndërkombëtarë në terren për të krijuar garanci
Artikulli tjetër1400 qytetarë kanë marrë shërbim mjekësor në pikat e emergjencës