Ballina Flash

VIDEO/ Nxënësit e Tetovës solidarizohen me Shqipërinë

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ – Nxënësit e shkollës së mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn”, në Tetovë u solidarizuan me Shqipërinë në këto ditë të vështira.

“Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri! Na bashkoi të gjithë shqiptarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja jote është edhe dhimbja jonë. Në këtë ditë të errët nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme Mjekësore bashkëndjejmë dhimbjen me ty!”, thuhet në videon sensibilizuese të nxënësve.

Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!” shkruajnë ata në statusin me të cilin kanë shoqëruar videon. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Vorë: Aty ku frika e shkaktuar nga të krisurat e disa pallateve të vjetra, ka mbledhur në një kamp “të vogël” disa dhjetra familje
Artikulli tjetërInxhinierja Bozo: Para viteve ’90 ishte i ndaluar ndërtimi në plazhin e Durrësit