Ballina Bota

GJERMANI – “Airbus” planifikon avionin e parë me emetime të ulëta

HAMBURG, 30 nëntor /ATSH-DPA/ – Prodhuesi europian i avionëve “Airbus” kërkon të ndërtojë avionin e parë me emetime të ulëta dhe ta vërë në përdorim rreth vitit 2035, deklaroi shefi ekzekutiv, Guillaume Faury.

Faury theksoi se zhvillimi i teknologjisë së nevojshme për një qëllim të tillë ishte akoma në fazat e hershme.

Ai deklaroi mundësinë për një avion hibrid elektrik ose furnizim nga karburantet e hidrogjenit ose karburant pa emetime gazrash serrë.

“Rruga është shumë komplekse”, theksoi Faury.

Trafiku ajror përbën 2,5% të emetimeve globale të dyoksidit të karbonit.

“Airbus’ është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij dhe në të kaluarën ka qenë në gjendje të zvogëlojë ndjeshëm konsumin e karburantit për pasagjer duke përdorur avionë më të lehtë, me motorë më të fuqishëm”, deklaroi Faury./ /sara/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIKMT prish katër pallate në Thumanë, vlerësimi në proces edhe në Durrës
Artikulli tjetërBUENOS AIRES- Bolivia kërkon rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin